Dogana sekuestron atlete të falsifikuara në vlerë rreth 200 mijë euro [video]
Foto: Laura Hasani

Dogana sekuestron atlete të falsifikuara në vlerë rreth 200 mijë euro [video]

Kronika June 06, 2026 - 13:53

Dogana e Kosovës ka zhvilluar një operacion të koordinuar në pesë lokacione në Rajonin e Prishtinës ku gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e atleteve të dyshuara si produkte të falsifikuara.

Dogana ka njoftuar se atletet mbanin shenja tregtare të markave të njohura ndërkombëtare.

Sipas njoftimit, vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë rreth 200,000 euro.

“Të gjitha produktet e dyshuara janë konfiskuar dhe janë vendosur nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente për procedurat e mëtejshme ligjore.Veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës.Institucionet e zbatimit të ligjit mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e tregtisë së mallrave të falsifikuara, duke mbrojtur konsumatorët, bizneset e ligjshme dhe interesin publik. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim.