Shqyerja e fletëvotimeve çon në arrestimin e dy personave
Kronika
June 07, 2026 - 15:35
Policia ka hapur dy raste të asgjësimit të shqyerjes së fletëvotimit, një në Prishtinë dhe një në Drenas.
Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, deklaroi se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Deri tani në rajonin e Prishtinës janë hapur dy raste ‘Asgjësim i dokumentit të votimit’ (në Drenas dhe në Prishtinë), ku dyshohet se nga personat e dyshuar kanë dëmtuar (shqyer) fletëvotimet. Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që veprimet hetimore po kryhen në koordinim me prokurorinë”, deklaroi ajo.