Motoçiklisti përplaset me një veturë në Novoselë, përfundon në spital

Motoçiklisti përplaset me një veturë në Novoselë, përfundon në spital

Kronika June 28, 2026 - 17:56

Një aksident rrugor është regjistruar në Novoselë të Shqipërisë, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe është shoqëruar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kryen veprimet e para procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./A2Cnn