Bastisen pronat e të dyshuarve për plagosjen në Podujevë, sekuestrohen armë dhe mbi 200 fishekë

Bastisen pronat e të dyshuarve për plagosjen në Podujevë, sekuestrohen armë dhe mbi 200 fishekë

Kronika July 03, 2026 - 10:29

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për plagosjen e katërfishtë që ndodhi të enjten në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh, nga të shtënat me armë zjarri mbetën të plagosur tre të dyshuar dhe një burrë, i cili ishte kalimtar i rastit. Të katërt kanë pranuar trajtim mjekësor.

Policia njofton se zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar tri armë zjarri dhe 28 gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit të rastit, janë bastisur edhe pronat e të dyshuarve. Gjatë bastisjeve janë sekuestruar dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurtra me 82 fishekë, si dhe një armë gjuetie me 49 fishekë.

Në vendngjarje kanë dalë edhe stafi i lartë menaxhues i Policisë së Kosovës, ekipet mjekësore dhe prokurori i rastit.

Rasti është duke u hetuar dhe, sipas Policisë, procedurat e mëtejshme po zhvillohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.