Të shtëna me armë zjarri në aheng familjar në Viti, i sekuestrohet arma dhe fishekët
Foto: Laura Hasani

Të shtëna me armë zjarri në aheng familjar në Viti, i sekuestrohet arma dhe fishekët

Kronika July 11, 2026 - 11:16

Një person kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar në Viti.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:10, në Viti, raporton Zeri.info.

"Viti 10.07.2026-20:10. Raportohet se   i dyshuari mashkull kosovar, gjatë një ahengu familjar, kishte gjuajtur me armë zjarrit në ajër. Nga i dyshuari  janë sekuestruar një revole me gaz me 6 fishekë.  Pas intervistimit, me vendim të prokurorit  i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri