U goditën nga dyert e oborrit, kjo është gjendja e dy të lënduarve në Pozheran
Kronika
July 21, 2026 - 21:17
Dy qytetarët që u lënduan si pasojë e rrëzimit të dyerve hyrëse të oborrit të tyre pas erërave të forta në Pozheran të Vitisë, janë liruar në shtëpi pas trajtimit të nevojshëm mjekësor.
Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Të njëjtit pas tretmanit mjekësor të pranuar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan janë liruar për në shtëpi”, tha Osmani për redaksinë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar tek qytetarët që gjatë kushteve të tilla atmosferike të kenë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve përgjegjëse. /klankosova