Prokuroria niset për në Strellc të Deçanit, ku dyshohet se djali ka vrarë babanë aksidentalisht

Prokuroria niset për në Strellc të Deçanit, ku dyshohet se djali ka vrarë babanë aksidentalisht

Kronika July 23, 2026 - 15:11

Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur në stanet e Strellcit në komunë të Deçanit.

Sipas raportimeve, atje dyshohet se djali ka vrarë aksidentalisht babanë e tij me armë zjarri.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për “Zërin” se prokurori i rastit është rrugës për në vendin e ngjarjes

“Prokurori i rastit është duke shkuar në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Nikçi.

“Zëri” ka kontaktuar edhe Policinë e Pejës, por deri tani nuk kanë dhënë detaje për rastin. /Zëri