Reshjet e fundit shkaktojnë rënie gurësh në disa rrugë në veri të Shqipërisë
Kronika
July 27, 2026 - 17:27
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi situatën në disa rrugë në zonat veriore të Shqipërisë, pas reshjeve të orëve të fundit.
“Reshje me intensitet dhe rrebesh kanë prekur veçanërisht zonat veriore të vendit, duke shkaktuar rënie gurësh dhe materialesh në trup të rrugës, si në: Bajram Curri-Valbonë Ura Bujan-Qafë Morinë, Qafë Mejdan-Tropojë-Buçaj dhe Bajram Curri-Fierze, Dushaj-Lekbibaj, por pa sjellë probleme me qarkullimin”, lexohet në njoftimin e ARRSh-së.
Ndërkohë, në Qafë Thorë-Theth pati përkohësisht bllokim të aksit rrugor.
Sipas ARRSh, pas ndërhyrjes së menjëhershme është bërë pastrimi i segmentit dhe hapja e tij për të gjitha mjetet duke e rikthyer qarkullimin në normalitet./A2Cnn