Rrëzohet një vinç në një punishte në “Lagjen e Spitalit” në Prishtinë, raportohet për të lënduar
Kronika
July 28, 2026 - 16:48
Dy persona janë lënduar si pasojë e rrëzimit të një vinçi në një punishte ndërtimi në zonën e "Lagjes së Spitalit" në Prishtinë.
Lajmin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.
“Menjëherë pas incidentit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Ndërkohë, njësitet kompetente, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e këtij rasti”, ka thënë Pllana. /Zëri