Shembja e kranit në rrugën A: Dy të lënduarit dërgohen në QKUK, njëri në gjendje të rëndë

Shembja e kranit në rrugën A: Dy të lënduarit dërgohen në QKUK, njëri në gjendje të rëndë

Kronika July 28, 2026 - 17:15

Një incident ka ndodhur sot në rrugën A në Prishtinë, ku një kran është shembur në një vendpunishte.

Sipas Klankosova.tv, dy persona kishin mbetur nën rrënoja si pasojë e shembjes së kranit.

Burimet bëjnë të ditur se të dy personat janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas informacioneve fillestare, njëri prej të lënduarve dyshohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.