Arrestohet një person në Gjakovë, tentoi t’i korruptojë zyrtarët policorë me 50 euro

Arrestohet një person në Gjakovë, tentoi t’i korruptojë zyrtarët policorë me 50 euro

Kronika August 17, 2026 - 11:17

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 03:20 në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë është raportuar për një rast të dhënies së ryshfetit.

Një person i dyshuar kishte kryer një kundërvajtje në trafik dhe gjatë kontrollit nga zyrtarët policorë ka tentuar t’ua japë 50 euro si ryshfet me qëllim shmangien e shqiptimit të gjobës.

“Kartëmonedha prej 50 eurosh është sekuestruar si provë, ndërsa rasti do t’i përcillet Prokurorisë për procedim të mëtejmë.

Policia e Kosovës rikonfirmon se korrupsioni dhe ryshfeti janë të kundërligjshme dhe se zyrtarët policorë, në përmbushje të detyrave të tyre, do të veprojnë në mënyrë profesionale dhe të paanshme ndaj çdo tentative për ndikim të paligjshëm. Rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente”, thuhet në komunikatë. /Zëri