Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në polici të shtunën

Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në polici të shtunën

Kronika November 08, 2026 - 09:38

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë së shtunës, më 7 nëntor.

Rastet janë regjistruar në Podujevë, Prishtinë, Pejë, Klinë, Gjakovë dhe Leposaviq.

Në disa prej tyre ka pasur sulme fizike dhe dhunë psikike, ndërsa disa nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Detaje nga secili rast:

DHUNË NË FAMILJE

Podujevë 07.11.2026 – 13:00. Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e grua, të dyshuar kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Të dyshuarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 07.11.2026-14:35. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 07.11.2026–09:45. Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e grua të dyshuarit kosovarë  pasi që kishin pasur një mosmarrëveshje në mes tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari (burri) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara (gruaja) është liruar në procedurë të rregullt.

Klinë 07.11.2026-18:10. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën f/k (bashkëshorten, respektivisht njerkën). Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuari me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

DHUNE NË FAMILJE

Gjakovë 07.11.2026–10:50. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që ka shqetësuar bashkëshorten e tij viktimën f/k, e cila që një kohë nuk jeton me të. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 07.11.2026-20:00. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar ( familjar) pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë psikike dhe fyerje ndaj njëri tjetrit. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

DHUNE NË FAMILJE

Leposaviq 07.11.2026–08:20. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.