'Vrasës Ndalo' jepet nesër premier në teatrin “Faruk Begolli” (VIDEO)

Kultura December 09, 2016 - 18:57

 Në hapësirat e Kolegjit AAB, përkatësisht në teatrin “Faruk Begolli” do të jepet premiera e filmit “Vrasës Ndalo” me regji të Blond Aliut dhe producent Besart Durmishi.
Ky film është i metrazhit të shkurtër dhe mesazhi i tij është të vetëdijësojë opinionin për abortin, pasi që në vendin tonë është rritur dukshëm kjo dukuri negative vrasëse!

Zhanri i filmit është dramë, ku në të flitet për një lidhje jashtë martesore dhe prej asaj lidhje vjen edhe një shtatzëni e padëshiruar. Prandaj burri i martuar, i cili ka krijuar lidhje jashtë martesore me një vajzë, kërkon abortimin e fëmijës. Ajo kundërshton dhe flijohet që ta mbajë atë fëmijë edhe përkundër dëshirës së të atit.

Premiera e filmit do të jepet në nesër (e shtunë) ora 18:00, ku pritet të ketë një numër të madh adhurues të filmit.

Image