Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare “Sali Çekaj, heroi i Kosovës”

Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare “Sali Çekaj, heroi i Kosovës”

Kultura April 28, 2024 - 10:37

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i Kosovës”.

Bëhet e ditur se emisioni i pullave postare për Sali Çekajn, Hero i Kosovës, është pjesë e shënimit përkujtimor në qytetin e Shtutgartit, ai për vite me radhë ka dhënë një kontribut të pamohueshëm për çështjen e Kosovës.

Image

Ky emision i pullave postare bëhet në 25-vjetorin e rënies së tij në Betejën e Koshares, në shenjë nderimi për figurën e “Veteranit” dhe për të gjithë ata që ranë për liri.

Image

Posta e Kosovës thekson në një njoftim se vazhdon të nderojë personalitete atdhetare me imazhe të pullave postare të Filatelisë së saj, me të cilat do të afirmojë shtetin e Kosovës në mbarë botën. /Zëri