Osmani: Aktorja Shirine Morina do të mbahet mend për origjinalitetin në teatër

Osmani: Aktorja Shirine Morina do të mbahet mend për origjinalitetin në teatër

Kultura April 14, 2024 - 16:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe komunitetit artistik për vdekjen e aktorës Shirine Morina.

Ajo u shpreh se teatri e kinematografia humbën sot një aktore të shquar e shumë të dashur për publikun, raporton Zeri.info.

“Aktorja Shirine Morina do të mbahet mend për origjinalitetin në lojën e saj skenike në teatër dhe rolet e shumta në serialet televizive.

Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor!

Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. /Zëri