Nesër mbahet mbledhje komemorative në nderim të jetës së aktorës Shirine Morina

Nesër mbahet mbledhje komemorative në nderim të jetës së aktorës Shirine Morina

Kultura April 14, 2024 - 18:07

Sot ka ndërruar jetë aktorja e mirënjohur kosovare, Shirine Morina.

Për këtë ka reaguar Teatri Kombëtar i Kosovës, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjarët e komunitetin artistik, raporton Zeri.info.

Përveç kësaj ata njoftuan se nesër nga ora 14:00 do të organizohet mbledhje komemorative për të kujtuar aktorën e ndjerë.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e shkuarjes në amshim të aktores së Teatrit Kombëtar të Kosovës, znj. Shirine Morina.

Nesër, e hëne, 15 prill 2024, në ora 14:00 në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, organizojmë mbledhje komemorative për të kujtuar aktoren e ndjerë.

Varrimi i të ndjerës është në ora 16:00 në varrezat e qytetit, Prishtinë”, thuhet në njoftim. /Zëri