Nis sonte “Chopin Piano Fest Prishtina”

Nis sonte “Chopin Piano Fest Prishtina”

Kultura May 07, 2026 - 10:52

Sonte në Prishtinë nis edicioni i 16-të i festivalit ndërkombëtar “Chopin Piano Fest Prishtina”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend.

Festivali do të mbahet nga 7 maji deri më 10 qershor dhe sjell artistë nga Kosova, Shqipëria, Franca, Austria, Polonia, Sllovenia, Hungaria, Mali i Zi, Gjeorgjia dhe Turqia.

Hapja e festivalit bëhet sonte, në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës, me koncertin “Italian Night” nga Duo Gazzana nga Italia.