A e dini pse e shtypim disa herë butonin e ashensorit, edhe kur është ndezur?
Ky veprim i zakonshëm nuk lidhet vetëm me padurimin, por ai na krijon një ndjenjë kontrolli dhe e bën pritjen të duket më e shkurtër.
A ju ka ndodhur ta shtypni përsëri butonin për thirrjen e ashensorit ose atë për mbylljen e dyerve, edhe pse ai tashmë është i ndezur?
Sipas psikologëve, kjo nuk është vetëm shenjë padurimi, por lidhet me nevojën e natyrshme për të ndier se kemi kontroll mbi situatën.
Edhe pse shtypja e përsëritur zakonisht nuk ndryshon asgjë, ajo mund të krijojë përshtypjen se pritja po zgjat më pak.
Me siguri e keni bërë këtë shumë herë, para ose brenda ashensorit, edhe pse e dini se veprimi juaj nuk do ta përshpejtojë procesin.
Në pamje të parë, duket si sjellje e dikujt që nuk mund të durojë as disa sekonda vonesë.
Megjithatë, kjo dukuri ka një emër dhe është studiuar prej dekadash.