Getoar Selimit i vdes shoku në aksident me motor, ishin fotografuar me revole (Foto)

Showbiz August 13, 2016 - 22:11

Sot, erdhi një lajm i hidhur për familjarët e miqtë e anëtarit të TBA, Jetnis Dollapit, i cili humbi jetën aksidentalisht me motor në qendër të Tiranës.

Ky lajm do të duhej të ishte prekës edhe për reperin e labelit Baba Stars, Getoar Selimin, pasi para dy muajsh po shoqërohej me të në një kafiteri aty ku i ndjeri mbante revole në duar, shkruan lajminet.

Këtë foto, Jenis Dollapi e postoj në rrjetin e tij social Instagram, ndërsa bazuar në fotografinë në fjalë shihet se dyshja kanë qenë miq të mirë.

Mirëpo, ajo çfarë është për tu habitur është fakti se si Geti nuk ka reaguar të shprehë ngushëllime për të me as edhe një fotografi të vetme.

Kujtojmë se viktima, Jetnis Dollapi në vitin 2010 ka qenë i dyshuar si autori i të shtënave më armë vetëm pak metër larg godinës së Presidencës, tek Pallati i Kongreseve si pasojë e një sherri mes grupeve te muzikës rep.

Image