Kënga “Shot Calling”, shënon ngritje për 54 vende në toplista

Showbiz August 24, 2016 - 15:14

Suksesi i këngës “Shot Calling” e këngëtares kosovare Dafina Kastrati, nuk di të ndalet.

Pas debutimit javën e kaluar në toplistën zvicerane dhe atë gjermane, duke u pozicionuar në pozitën e 76-të, tani kjo këngë ka shënuar një ngritje të jashtëzakonshme prej 54 vendeve, ku tani renditet e 22-ta, por gjithnjë me tendencën që të ngjitet në vetë majën e kësaj topiste.

Falë interpretimit të shkëlqyeshëm, zërit të bukur dhe paraqitjes së jashtëzakonshme skenike, Dafina gjithnjë e më shumë po e ndërton statusin e saj prej një dive të muzikës dhe gjithnjë e më shumë po pëlqehet nga fansat e muzikës.

Videospoti i kësaj kënge ka filluar të transmetohet edhe në kanalin televiziv muzikor “Viva”.