Fadil Berisha fotografon babanë e Dua Lipës

Showbiz November 05, 2016 - 20:33

Një tjetër emër i njohur shqiptar që iu bashkëngjit listës së personazheve të njohur të fotografuar nga Fadil Berisha është Dukagjin Lipa.

Dikur një këngëtar e sot babai dhe menaxheri i një prej emrave të rinj më të përfolur të momentin në Hollywood, siç është Dua Lipa, Dukagjini ka pozuar për objektivin e aparatit fotografik të Berishës në New York. Ka qenë grimierja e njohur shqiptare, Lili Ismaili, ajo që ka postuar këtë foto në rrjetet sociale, ku shohim dy shqiptarët e njohur teksa punojnë me njëri-tjetrin.

Dua Lipa duhet të ndihet krenare për babanë simpatik që ka, i cili duket si vëllai i saj.