Noizy ndërton tre shtëpi për të varfërit

Showbiz November 26, 2016 - 18:44

Një ndër reperët më të njohur shqiptarë, Noizy ka ndërmarrë një iniciativë të madhe bamirësie në ndihmë të 3 familjeve të cilat jetojnë në kushte minimale jetese dhe në banesa në gjendje skandaloze.

Noizy u ka premtuar këtyre 3 familjeve që ndërtesat e tyre do të ndërtohet nga e para por jo vetëm kaq.

Noizy ka hapur një fond të veçant prej 100.000 eurosh për njerëzit e sëmurë rëndë, që nuk kanë mundësi ekonomike të kryejnë operacione të vështira, përfshirë këtu edhe ndjekjen me kura për kancerin,shkruan Albeu

Një letër e mbërritur në redaksinë e revistawho.com vërteton këto vepra bamirsie të reperit.

Letra e shkruar nga një djalë i familjes Hasa, që është një nga familjet të cilave Noizy do t’u restaurojë shtëpinë, falendëron përzemërsisht reperin për këtë vepër shumë bujare të tij.

“Dua ta falenderoj shumë Noizy-n për këtë që po bën për ne. Zoti e bekoftë”, – shkruan ai.

Para disa ditësh videot e shtëpisë Hasa janë publikuar në ‘snapchat’ nga vetë reperi, pa bërë me dije se për çfarë bëhet fjalë.