Martesa e Kim dhe Kanye në telashe

Showbiz December 01, 2016 - 20:08

Kim Kardashian është fotografuar duke shkuar në spitalin UCLA në Los Angeles të mërkurën, për vizitë tek burri i saj, reperi Kanye West, pasi ky i fundit u hospitalizua për shkak të problemeve me shëndetin mental.

Kjo është hera e parë që 36 vjeçarja shihet në publik e vetme, që kur u grabit në apartamentin e saj në Paris.

Kim është parë e vetme në Range Roverin e saj luksoz, pavarësisht traumës që ka përjetuar nga hajdutët që i vodhën stolitë në vlerë prej 11 milionë dollarësh.

Sipas burimeve të revistave amerikane, pas kësaj ndodhie, martesa e tyre e re mund të jetë në krizë, transmeton Klan Kosova. 

Image