2po2 dhe Ermal Fejzullahu publikojnë projektin e përbashkët (Video)

Showbiz December 03, 2016 - 19:47

Reperi 2po2 dhe këngërtari i njohur Ermal Fejzullahu e kanë publikuar projektin e tyre të përbashkët.

‘Palaço’ mban titullin kënga më e re, teksin e së cilës e ka shkruar vetë 2po2.

Me video janë marrë Max Production ndërsa muzikën e kanë punuar Mixey dhe Authentic Entertainment.

Në brendi të këtij teksti ka shumë mesazhe ashtu siç 2po2 preferoj t’i transmetoj te fansat. Kjo këngë në minutat e parë të publikimit ka filluar të pëlqehet e dyshja mbeten si më të pëlqyerit të momentit të cilët edhe po i mbajnë publikun me hite të reja.