Adele, ‘Artistja e Vitit’ për herë të tretë

Showbiz December 28, 2016 - 22:50

Ajo rrëmbeu një numër të madh çmimesh dhe vlerësimesh gjatë vitit 2016, falë turit të saj live dhe albumit që zuri për një kohë të gjatë kreun e klasifikimeve botërore.

Dhe me vitin që po shkon drejt fundit, Adele duket se ka vënë qershinë mbi tortë pasi është shpallur si ‘Artistja e vitit’ nga Billboard për të tretën herë, përcjell Shqip.

28-vjeçarja u vlerësua me titullin prestigjioz për herë të tretë falë shitjeve të jashtëzakonshme të albumit të saj ‘25’, që dominoi klasifikimet në pjesën më të madhe të vitit.