Adelina Ismaili pritet të lindë djalë
Showbiz
March 27, 2017 - 22:53
Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, ka zbuluar në NIN të Klan Kosovës gjininë e foshnjës së saj.
Ajo ka thënë se është në pritje të një djali, terminin për lindjen e të cilit pritet t’i caktojnë mjekët javën që do të vie, njofton Klan Kosova.
”Ende nuk e kam caktuar terminin, pritet të më caktohet javën tjetër”.
”Gjinia e fëmijës është djalë. Për mua është e çuditshme sepse ne nuk kemi pasur vëlla dhe me të vërtetë është ndjenjë e papërshkrueshme”.
”Ende nuk mundem me u adaptuar me idenë se është një djalë i vogël këtu brenda meje”