Babë e bir në duet, Xeni dhe Korabi sjellin ‘Kujtimet e vjetra’ (Video)

Showbiz July 28, 2017 - 22:30

Estrada jonë ka edhe disa familje me shumë artistë, një rast i tillë është me Shkëlzen Jetishin-Xenin dhe djalin e tij Korab Jetishin.

Deri tani i kemi parë me projekte të ndryshme dhe me zhanër të këndimit të ndryshëm nga njëri-tjetri, shkruan lajmi.net.

Por, tani babë e bir erdhën me një projekt të përbashkët e kjo është kënga “Kujtimet e vjetra”, e cila sapo është publikuar nga dyshja.

Kënga është me tekst nga 2Step dhe me muzikë nga Valter Beqo, të cilës ia shoqëruan edhe videoklipin.