Bihter feston 3-vjetorin e martesës, mesazhi romantik i bashkëshortit

Showbiz July 29, 2017 - 23:08

Aktorja  e njohur turke, Beren Saat, që publiku shqiptar e njeh më së shumti për rolin e Bihterit te seriali “Dashuri e ndalur”, dhe këngëtari Kenan Doğulu, kanë festuar sot 3-vjetorin e martesës.

Marrëdhënia e gjatë 5-vjeçare, që nga viti 2012, u kurorëzua në dy ceremoni martese 3 vjet më parë. E para më 23 shkurt në 2014-ën në Stamboll dhe e dyta, më 29 korrik të po atij viti në Los Angeles, Amerikë.

Çifti i dedikojnë vazhdimisht njëri-tjetrit mesazhe dashurie edhe në rrjetet sociale, por sot, bashkëshorti i Beren, i ka dedikuar asaj një mesazh të ëmbël dashurie për t’i uruar 3-vjetorin e martesës.

Në një foto nga ceremonia e martesës në Los Angeles, Doğulu shpreh të gjithë dashurinë e tij për aktoren: “Të dua çdo ditë e më shumë e shtrenjta ime. Gëzuar përvjetorin e martesës sonë! Të dua shumë, shumë, shumë..” – shkruan muzikanti i njohur duke i falënderuar edhe të gjithë fansat që i kanë uruar nga rrjetet sociale.

Image
Image