Vritet reperi i njohur amerikan

Showbiz June 19, 2018 - 09:13
Lexoni detajet

Reperi XXXTentacion është qëlluar për vdekje në Florida të SHBA-së.

Artisti 20-vjeçar, emri i të cilit në realitet është Jahseh Dwayne Onfroy, ishte duke blerë një motoçikletë kur një person i armatosur thuhet se vrapoi drejt tij dhe e qëlloi e qëlloi me armë zjarrë, sipas TMZ.

Në komunikatën për mediat të policisë amerikane shkruan se këngëtari u vra nga dy të dyshuar të armatosur pak para orës 23:00, sipas kohës tonë lokale.

“Të paktën një nga të dyshuarit gjuajti një armë që goditi Onfroy. Dy persona ikën me veturën e tipit SUV, një ngjyrë të errët. Dyshohet se kjo ka ndodhur për grabitje, por hetimet do të vazhdojnë”, thuhet në njoftim.

Albumi më i fundit i XXXTentacion, i patitulluar ishte numër 1 në SHBA këtë vit dhe përmbante hite “Sad” dhe “Changes”. Deri më tani janë shitur mbi dy milionë kopje të albumit vetëm në SHBA.

Televizioni televiziv britanik, Louis Therous, e përshkroi Onfroy-in si një “talent të madh” me “demonët personal”.

Ai kishte probleme ligjore që nga mosha 16 vjeçare gjersa ishte dërguar në një qendër të paraburgimit për të rinjtë shkaku i posedimit të një arme. Në vitin 2016, ai u arrestua dhe u akuzua për grabitje dhe sulm me një armë vdekjeprurëse.

Pasi u arrestua sërish për rrahjen e të dashurës shtatzënë, ai i dhuroi 100 mijë dollarë për programet e parandalimit të dhunës në familje. /Telegrafi/