Yll Limani publikon këngën e tij të re “Ta kom fal” [Video]
Showbiz
May 28, 2026 - 19:53
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të albumit “Thirrëm Sot ose Nesër”, të publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, Yll Limani rikthehet sot me projektin e tij të parë muzikor për këtë vit, këngën e re “Ta Kom Fal”.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe videoklipit, i cili është realizuar në Berlin, Gjermani, në bashkëpunim me një nga top produksionet gjermane.
Atmosfera filmike, qasja artistike dhe standardi i lartë i realizimit e bëjnë videoklipin një pjesë të rëndësishme të rrëfimit që përcjell kënga.