“Më treguan që ma ka hequr follow-in”, Kushtrimi flet për raportin e prishur me Elijonën
Kushtrim Kelani ishte i ftuari i radhës në rubrikën “25 pyetje” të Prive by Liberta Spahiu, i cili tërhoqi vëmendje edhe me deklaratat për raportin e tij me ish-banoren e Big Brother VIP Kosova 4, Elijonën.
I pyetur se pse marrëdhënia e tyre u ftoh pas përfundimit të spektaklit, ndonëse brenda shtëpisë gëzonin një miqësi të ngushtë, Kushtrimi tha se nga ana e tij nuk ka pasur asnjëherë pakënaqësi apo hatërmbetje.
“Prej anës time nuk ka pasur asnjëherë asnjë farë pakënaqësie. Këtë munden me e ditë edhe njerëzit, po edhe vetë Elijona”, u shpreh ai.
Kushtrimi zbuloi se kishte mësuar nga persona të tjerë se Elijona e kishte hequr nga rrjetet sociale, pa marrë asnjë shpjegim për këtë veprim.
“Veç kur ma kanë çu një screenshot që më ka hequr, edhe unë s’kam marrë asnjë arsye pse ka ndodhur”, tha ai, duke lënë të kuptohet se nuk e di ende shkakun e ftohjes së raportit mes tyre.