“Në çdo hap që hedh gëzon njerëz”, babai i Selines me mesazh për DJ Gimbon
Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë qenë të ftuar së fundmi në "Prime Verë", ku kanë folur për jetën e tyre, karrierën e planet.
Gjatë emisionit DJ nga Kosova mori edhe një mesazh nga babai i Selines, i cili jeton larg trojeve shqiptare.
Ai tha fjalë të mëdha për Gimbon, duke shtuar se ka sjellë gëzim në familjen e tyre.
"Ashtu siç të ka bekuar familja me emrin Gëzim, ashtu je. Në çdo hap që hedh gëzon njerëz. Ke gëzuar familjen tënde, ke gëzuar edhe familjen time", u shpreh ai.
Tutje theksoi: "Ju puth fort të dyve, shihemi atje, te vendi".
Dyshja nga ana tjetër kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë, ku edhe shpesh lëvizin në Kosovë.
Gimbo po vazhdon të jetë i angazhuar me mbrëmje e koncerte përreth.
@kanal10.live Babai i Selinës me mesazh për Gimbon – Emocione në studio
ë original sound - Kanal10