Konfirmohet: Ajeti luan për këtë skuadër në sezonin e ri

Sport September 01, 2016 - 23:38

Dëmtimi i Arlind Ajetit dhe mbipopullimi i prapavijës së Torinos, bëri që në Itali të hapeshin zëra se mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare mund të ndryshonte klub, ndonëse kishte pak më shumë se një muaj që i ishte bashkuar skuadrës së tij të re.

Për futbollistin u interesua Peskara, e cila bëri një kërkesë formale për huazimin e tij.

Por Torino e refuzoi menjëherë, pasi drejtuesit e klubit dhe trajneri Mihajloviç janë të bindur se qendërmbrojtësi do të jetë një element i vlefshëm në këtë sezon.

Me largimin e Maksimoviç, në prapavijën e Torinos hapet një vend bosh dhe Ajeti është bashkë me Rosetinin e De Silvestrin në garë për formacionin titullar.