Juventusi iu rikthehet fitoreve (Video)

Sport December 03, 2016 - 22:40

Juventusi e ka mposhtur 3:1 Atalantan në “Juventus Stadium”

Juventusi u është rikthyer fitoreve në Serie A, pas humbjes shokuese nga Genoa javën e kaluar, shkruan Gazeta Express.

Në xhiron e 15’të, “Zonja e Vjetër” e mposhti 3:1 Atalanta në “Juventus Stadium”. Golat për ekipin e Allegrit i shënuan Alex Sandro, Daniele Rugani dhe Mario Mandzuki, derisa golin e nderit për Atalantan e shënoi Remo Freuler.

Pas kësaj fitoreje, Juve ka grumbulluar 36 pikë, shtatë më shumë se Roma e Milan, që të dielën përballen me Lazion, respektivisht Crotonen.