Iu përmbys bota nga goditjet e kundërshtarit

Sport December 24, 2016 - 19:09

Arnold Gjergjaj është kthyer të flasë për humbjen që e kishte pësuar nga David Haye. Boksieri kosovar ka thënë se fillimisht ishte befasuar kur e kishte kuptuar që boksieri britanik kishte kërkuar që të boksonin, pasi Haye ishte i preferuari i tij.

Dhe, në ring “Kobra” ishte i pafuqishëm dhe ra në dysheme nga grushtet e britanikut, raporton zeri.info.

Image

“Më ishte përmbysur bota, nuk e dija as ku jam. Shikuesit i dëgjoja duke vërshëllyer. Më ka shkuar në mendje që ta lë boksin përfundimisht pasi frikësohesha se mund të më kthehej një natë si ajo me Haye”, ka thënë fillimisht boksieri kosovar për uebfaqen “basellandschaftlichezeitung.ch”.

Ai më pas e ka marrë veten dhe tash po mendon kah e ardhmja. Gjergjaj po punon fort që të kthehet si dikur, kur ishte i pamposhtur. /Zëri/