Lamtumirë Barcelona

Sport December 24, 2016 - 20:48

Aleix Vidal do të largohet nga Barcelona

Aleix Vidal pritet t’i japë lamtumirën Barcelonës në afatin kalimtar të janarit. I transferuar te blaugranat në 2015 nga Sevilla për 18 milionë Euro, 27-vjeçari nuk ka arritur të gjejë një vend titullari në fromacionin e Luis Enriques dhe për këtë arsye ka vendosur të provojë një aventurë të re.

Sipas mediave spanjolle, mbrojtësi mund të transferohet në Premierligë. Swansea City ka shfaqur interesim për 27 vjeçarin, i cili i ka ditët e numëruara te Barcelona. /Express/