Xhaka i jashtëzakonshëm ndaj West Brom [VIDEO]

Sport December 28, 2016 - 20:12

Granit Xhaka ka pasur paraqitje shumë të mirë kundër West Bromvich Albion në ndeshjen e xhiros së fundit, ku The Gunners fituan 1:0.

Xhaka ka pasur statistika shumë të mira. Ai ka kompletuar 95.7 për qind të pasimeve, nga 141 tentativa.

Gjatë tërë ndeshjes ka pasur 152 prekje të topit, kurse distanca që ka vrapuar është 11.75 kilometra.

Ai po ashtu ka pasur edhe gjashtë ndërhyrje të sakta, transmeton Klan Kosova.