Pasi kërcënoi Xhakën, ja kë kërcënon tash De Biasi

Sport March 27, 2017 - 21:10

Gianni de Biasi ka "kërcënuar" Bosnjën duke thënë se ndaj tyre do të luajnë vetëm për fitore.

Shqipëria nesër do të mundohet që ndeshjen miqësore ndaj Bosnjë e Hercegovinës ta shfrytëzo për ndeshjen e qershorit ndaj Izraelit.

Por pavarësisht kësaj, Gianni de Biasi tha se kundër Bosnjës do të luajnë për fitore.

“Kundër Bosnjës nesër do të luajmë vetëm për fitore, por ajo që ka rëndësi për ne është ndeshja ndaj Izraelit që zhvillohet në qershor”, tha De Biasi gjatë konferencës për media.