Arsenal mposht kampionin
Sport
April 26, 2017 - 22:48
Arsenal ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Leicester Cityt në kuadër të Premierligës
Skuadra e Arsenalit ka vazhduar me fitore në Premierligë, pasi në Emirates Stadium ka mposhtur Leicesterin me rezultat 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Robert Huth (autogol) në minutën e 87’.
Pas kësaj fitoreje Arsenal mbetet në vendin e gjashtë me 60 pikë, duke ruajtur kështu shpresat për vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Express/