Ranocchia tregon pse qëndroi në Inter

Sport September 21, 2017 - 21:18

Andrea Ranocchia ka treguar se në Inter ka treguar shkaku i trajnerit, Luciano Spalletti

Qendërmbrojtësi italian, Andrea Ranocchia ka vetëm fjalë të mira për trajnerin Luciano Spalleti, për të cilin thotë se është arsyeja kryesore e qëndrimit në Inter.

Ranocchia gjysmën e dytë të sezonit e kishte kaluar në huazim në Hul City dhe pritej që të largohej gjatë verës së kaluar, por ai mbeti në Meazza.

“Ndjenja me Spallettin është shumë pozitive. Aftësia e tij është që i bënë të gjithë lojtarët të ndjehen të rëndësishëm”, tha Ranocchia për Premium Sport.

“Ai më bindi të qëndroi, ai foli më mua që ditën e parë dhe më tha që llogarit në mua. Tani jam duke u stërvitur pa u ankuar dhe po pres rastin tim”.

Ai po ashtu foli për synimet e klubit, ku tha se primare është kthimi në Ligën e Kampionëve. /Express/