Albert Kastrati uron Feronikelin, ka kritika të mëdha për futbollistët e Prishtinës

Albert Kastrati uron Feronikelin, ka kritika të mëdha për futbollistët e Prishtinës

Sport May 19, 2019 - 23:45
Detajet

Prijësi i tifo-grupit më të madh kosovar, "Plisat", Albert Kastrati ka uruar Feronikelin për titullin e Superligës së Kosovës në futboll.

Titulli i kampionit të Kosovës u përcaktua në ndeshjen e sotme mes Feronikelit dhe FC Prishtinës, shkruan Zëri.info.

Ndeshjen në fjalë e fitoi Feronikeli me rezultat 1:0.

Ndërkaq, Kastrati në mes të tjerash ka kritikuar futbollistët e FC Prishtinës.

“Lojtarët e Prishtinës sot nuk kanë luajt për qytetin, për Plisat, por as për veti, nuk e meritoni me vesh ‘fanellën’ e Prishtinës. Urime Feronikelit”, ka shkruar 'Tigri'./Zëri.info