Haxhi Krasniqi konfirmon datën dhe vendin për meçin e radhës

Haxhi Krasniqi konfirmon datën dhe vendin për meçin e radhës

Sport March 26, 2024 - 21:17
Lajmet e Fundit nga Sporti

Haxhi Robin Krasniqi njoftuar se do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, boksieri nga Juniku bëri të ditur se meçin e ardhshëm do ta zhvillojë në Augsburg të Gjermanisë.

Ai u shpreh se “mezi po pret të boksoj në pragun e shtëpisë së tij”, duke llogaritur edhe në mbështetjen e tifozëve.

36-vjeçari gjithashtu njoftoi se kundërshtari i tij do të mësohet së shpejti.

Kujtojmë se Krasniqi meçin e fundit e kishte zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kishte triumfuar ndaj Nadjib Mohammedi, në një meç që ishte shoqëruar me polemika të shumta.