Vedat Muriqi sot feston ditëlindjen
Foto: Laura Hasani

Vedat Muriqi sot feston ditëlindjen

Sport April 24, 2024 - 11:05
Lajmet e fundit nga Sporti

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, sot feston ditëlindjen. Sulmuesi mbush 30 vjeç.

Me rastin e ditëlindjes, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka shfrytëzuar rastin ta urojë sulmuesin

“Urime ditëlindjen e 30-të Vedat Muriqi.

Suksese, shëndet e mbarësi në fushën e gjelbër dhe jashtë saj!

Mos t’u ndalshin golat e sukseset në Kombëtaren e Kosovës dhe klubin tënd”, shkroi FFK-ja.

Ndërkohë, Muriqi aktualisht luan për skuadrën spanjolle Mallorcan, ku cilësohet njëri ndër lojtarët më kryesorë të skuadrës.

Në këtë sezon, në 28 ndeshje në të gjitha garat ka arritur të shënojë pesë gola, duke dhuruar dy asistime. /Zëri