Shqiptarët pushtojnë ligën zvicerane, tre prej tyre pjesë e formacionit të javës

Shqiptarët pushtojnë ligën zvicerane, tre prej tyre pjesë e formacionit të javës

Sport May 04, 2026 - 13:18

Faqja e njohur e statistikave sportive “Sofascore” ka publikuar formacionin më të mirë të javës në Superligën e Zvicrës, ku janë përfshirë edhe tre lojtarë me origjinë shqiptare.

Në këtë 11-she elitare janë përzgjedhur Benjamin Kololli, Kreshnik Hajrizi dhe Ezgjan Alioski, të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre në ndeshjet e fundit të kampionatit zviceran.

Benjamin Kololli ka qenë një nga protagonistët kryesorë, pasi realizoi gol në ndeshjen e fundit me fanellën e Sionit, duke u vlerësuar me notën 8.3, një vlerësim që reflekton formën e tij të mirë dhe kontributin në sulm, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, edhe Kreshnik Hajrizi dhe Ezgjan Alioski kanë bërë paraqitje të qëndrueshme dhe janë vlerësuar me notën 7.9, duke siguruar vendin e tyre në formacionin e javës.

Image

Kjo përfshirje e tre futbollistëve shqiptarë në mesin e më të mirëve të javës në Zvicër konfirmon edhe një herë praninë e fortë të lojtarëve shqiptarë në futbollin evropian dhe formën e tyre të mirë në kampionatet prestigjioze.