Rikthimi i madh i Neymarit, ylli brazilian nuk arriti t’i përmbajë emocionet

Rikthimi i madh i Neymarit, ylli brazilian nuk arriti t’i përmbajë emocionet

Sport June 25, 2026 - 08:58

Një nga momentet më prekëse të Kupës së Botës 2026 u pa pas ndeshjes së Brazilit ndaj Skocisë, ku Neymari bëri rikthimin e shumëpritur me fanellën e “Seleçaos”.

Image

Sulmuesi brazilian u aktivizua në pjesën e dytë të takimit, duke regjistruar paraqitjen e tij të parë për kombëtaren që nga tetori i vitit 2023.

Edhe pse nuk arriti të shënonte, rikthimi në fushë kishte një domethënie të veçantë për 34-vjeçarin, i cili ka kaluar një periudhë të gjatë larg futbollit për shkak të dëmtimeve.

Image

Pas përfundimit të ndeshjes, Neymari nuk arriti t’i përmbante emocionet.

Image

Ai festoi me bashkëlojtarët, ndërsa lotët i rridhnin në fytyrë, i mbingarkuar nga ndjenjat pas rikthimit të shumëpritur me kombëtaren braziliane.

Image

Pamjet e sulmuesit duke qarë u përhapën shpejt në rrjetet sociale, duke prekur tifozët e futbollit në mbarë botën dhe duke dëshmuar se ky rikthim kishte një rëndësi të jashtëzakonshme për një nga yjet më të mëdhenj të brezit të tij. /Telegrafi