FC Vushtrria përforcohet me dy futbollistë të rinj

FC Vushtrria përforcohet me dy futbollistë të rinj

Sport August 14, 2026 - 12:47

FC Vushtrria po vazhdon të përforcohet për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.

Vushtrriasit kanë njoftuar sot se i kanë transferuar dy futbollistë të rinj: Gentrit Ulluri dhe Rigon Spahiu.

Ulluri vjen te Vushtrria pas eksperiencës së fundit te Suhareka. Gjatë karrierës së tij i ka mbrojtur edhe fanellat e KS Lushnjës, Malishevës, Feronikelit 74, Vëllaznimit, Drenicës dhe Ramiz Sadikut.

Kurse, qendërmbrojtësi i talentuar Spahiu ka qenë pjesë e Shkupit, Calcio Leinfelden-Echterdingen, SG Sonnenhof Großaspach, Lirisë, FC Berdenia Berbourg dhe Olympic Charleroi, ndërsa më herët ka qenë pjesë edhe e grup-moshave të 1. FC Heidenheim dhe VfB Stuttgart.