Drita shënon fitore të madhe ndaj Llapit
Sport
August 16, 2026 - 19:16
Drita e ka nisur me fitore sezonin 2026/27, duke mposhtur Llapin me rezultat 5-3 në një ndeshje spektakolare.
Blerim Krasniqi (28’) dhe Igball Jashari (32’) shënuan për epërsinë 2-0, por Llapi reagoi me Fiton Ademin (35’) dhe Elvir Gashijanin (45+2’), duke barazuar rezultatin.
Në pjesën e dytë, Drita riktheu epërsinë përmes Besnik Krasniqit (48’), ndërsa Raddy Ovouka (59’) shënoi për 4-2. Hajdin Salihu (73’) e vulosi fitoren, ndërsa Gentrit Jaha (84’) shënoi golin e fundit të ndeshjes.
Kështu, Drita arkëton tri pikët e para të sezonit, ndërsa Llapi mbetet pa pikë.