Sot mbyllet afati për votuesit me nevoja të veçanta
Foto: Laura Hasani

Sot mbyllet afati për votuesit me nevoja të veçanta

Zgjedhjet 2026 May 31, 2026 - 08:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikujtuar se afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta përfundon sot.

“Afati i fundit për regjistrim po afrohet! Nesër, më 31 maj 2026, përfundon periudha e regjistrimit për votim të personave me nevoja të veçanta”, shkroi dje KQZ në një njoftim në Facebook.

Afati për regjistrimi i personave me nevoja të veçanta ka nisur nga 22 maji. 

Kujtojmë se Kosova voton më 7 qershor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.