Kjo është top 5-shja e kandidatëve me të votuar deri me tani në VV, PDK, LDK dhe Aleancë
Foto: Laura Hasani

Kjo është top 5-shja e kandidatëve me të votuar deri me tani në VV, PDK, LDK dhe Aleancë

Zgjedhjet 2026 June 08, 2026 - 20:01

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para të votave për kandidatët për deputetë, ku deri më tani janë numëruar mbi 4% e votave.

Sipas të dhënave të deritanishme, listën e kandidatëve më të votuar nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeson Albin Kurti me 6,636 vota.

Pas tij renditet Glauk Konjufca me 4,998 vota, ndërsa në vendin e tretë është Albulena Haxhiu me 2,677 vota, e ndjekur nga Hekuran Murati 2,598 vota dhe top 5-shën e përmbyllë Donika Gërvalla me 2,200 vota.

Listës së Partisë Demokratike të Kosovës i prinë Bedri Hamza me 3,114 vota, ndjekur nga Përparim Gruda, me 1,835 vota. Në vend të tretë renditet Arian Tahiri me 1,651 vota, i pasuar nga Uran Ismaili 1,570 vota, top 5-shën e përmbyllë Kosovare Murseli me 1,060 vota.

Vjosa Osmani është duke I prirë listës së LDK-së me më së shumë vota për deputet. Ajo deri me tani ka marrë 1,884 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 1,745 vota, përcjell nga Doarsa Kica Xhelili me 1,343 vota. Në vend të katër është Hykmete Bajrami, e cila deri me tani ka marrë 989 Vota, kurse top 5-shën e përmbyll Avdullah Hoti me 838 vota.

Listës së kandidatëve me të votuar nga Aleanca i prinë Ardian Gjini me 697 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 623 vota. Në vend të tretë është Daut Haradinaj me 485 vota, në vend të katër është Besnik Tahiri me 457 vota, ndërsa top 5-shën e përmbyllë Bekë Berisha me 398 vota.