LVV-ja rrit numrin e mandateve në Kuvend, shkon në 52
Foto: Laura Hasani

LVV-ja rrit numrin e mandateve në Kuvend, shkon në 52

Zgjedhjet 2026 June 15, 2026 - 19:39

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar një ulëse shtesë në Kuvendin e Kosovës, duke arritur në 52 mandate pas përditësimit të rezultateve të votave që kanë ardhur me postë nga diaspora.

Kjo ulëse e re i është marrë Partisë Demokratike të Kosovës, duke e çuar Vetëvendosjen nga 48 në 52 mandate, sa kishte fillimisht pas numërimit të votave brenda vendit.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës mbetet me 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës me 19, ndërsa Aleanca ka siguruar aktualisht 7 ulëse